Aktualitet

Sekuestrohet një sasi prej 126 kg droge në Greqi, dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria

Në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij

12 Shkurt 2023, 12:54 Nga A.B
Sekuestrohet një sasi prej 126 kg droge në Greqi, dyshohet se
Kanabis

GREQI- Një sasi prej 126 kilogramë kanabis është sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës. Në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij.

Autoritetet kanë sekuestruar 89 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 126 kilogramë e 380 gram. Gjithashtu, i është konfiskuar edhe makina në pronësi të shtetasit, si dhe një shumë prej 650 euro dhe dy aparate celularë. Përfitimi i pritshëm nga trafikimi i sasisë së sekuestruar vlerësohet të jetë në shumën 315 950 euro.

Sondazh

Poll