Aktualitet

Aplikacioni ChatGPT i krijuar nga shqiptarja, ekspertja: Vret kreativitetin, inteligjencës artificiale po i jepet emocion

Mira Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.

12 Shkurt 2023, 12:13 Nga A.B
Aplikacioni ChatGPT i krijuar nga shqiptarja, ekspertja: Vret kreativitetin,
Denisa Kele

TIRANË- ChatGPT, aplikacioni pas të cilit qëndron shqiptarja Mira Murati, ka “pushtuar” rrjetin ka dhe anën e errët të saj. Ekspertja e kriptovalutave, Denia Kele, mendon se kjo teknologji vret kreativitetin e fëmijëve në shkolla. Teksa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në 'A2cnn', Kele e quan anë të errët faktin se kjo teknologji do të zëvendësojë edhe miqtë e ngushtë.

'Përpos faktit pozitiv që të zgjidh punë, teknologjia e futur në shkolla e gjimnaze vret kreativitetin. Ne do rrisim një brez që ka pamundësi për të menduar vete, për të pasur mendim kritik. Do të na zëvendësojë dhe miqtë e ngushtë. Po i jepet inteligjencës artificiale emocion'- thotë Kele.

Mira Murati është shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E.  Emri i plotë i saj është Ermira Murati, Ajo është nga qyteti i Vlorës dhe në vitin e dytë gjimnaz fitoi të drejtën të studionte në Amerikë. Murati u largua nga Shqipëria në vitin 2005 pasi fitoi një konkurs që organizonte Ambasada Amerikane. E ëma ishte mësuese letërsie dhe babai mësues fiskulure. Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.

35-vjeçarja nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion. Aktualisht, Mira është drejtuese e teknologjisë dhe operacioneve të OpenAI, kompania që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E.

ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë.

Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.

denisa kele mira murati

Sondazh

Poll