Aktualitet

'Mira Murati si Nënë Tereza'/ Mediat indiane: Prindërit e krijueses së 'ChatGPT' kanë origjinë indiane

Edhe pse vetë Murati ka deklaruar se ka lindur dhe rritur në Shqipëri, në Indi, raportohet se prindërit e saj janë me origjinë Indiane. 

12 Shkurt 2023, 12:34 Nga A.B
'Mira Murati si Nënë Tereza'/ Mediat indiane: Prindërit
Mira Murati

INDI- Mediat indiane shkruajnë se Mira Murati, është vajzë e dy prindërve me origjinë indiane. 'Hindustimes.com' raporton se shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E, ka një lidhje indiane.

'Prindërit e saj janë me origjinë indiane. Murati ka lindur në San Francisko në vitin 1988 dhe është rritur në Amerikë. Në Tesla, ajo mbajti pozicionin e Menaxherit të Lartë të Produkteve pasi mori diplomën e saj Bachelor në Inxhinieri nga Shkolla e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.'- shkruhet në mediat indiane. Të njëjtën gjë raporton edhe 'Wionews'.

Edhe pse vetë Murati ka deklaruar se ka lindur dhe rritur në Shqipëri, në Indi raportohet se prindërit e saj janë me origjinë Indiane. Edhe për shenjtoren Nënë Tereza, në Indi besohet se është me origjinë indiane.

Ermira Murati është nga qyteti i Vlorës dhe në vitin e dytë gjimnaz fitoi të drejtën të studionte në Amerikë. Murati u largua nga Shqipëria në vitin 2005 pasi fitoi një konkurs që organizonte Ambasada Amerikane. E ëma ishte mësuese letërsie dhe babai mësues fiskulure. Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.

Ajo ka udhëhequr operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion. 

ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë. Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.

mira murati

Sondazh

Poll