Bota

Përleshje në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelit vrasin 14-vjeçarin palestinez

Një zëdhënës i ushtrisë tha se ushtarët izraelitë që merrnin pjesë në operacionin në Jenin, që synonte arrestimin e një personi të dyshuar të armatosur, u sulmuan dhe iu përgjigjën zjarrit.

12 Shkurt 2023, 16:55 Nga I.A
Përleshje në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelit vrasin
Foto Ilustruese

PALESTINË- Ushtarët izraelitë vranë një djalë 14-vjeçar palestinez të dielën gjatë një bastisjeje në një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar përleshje me persona të armatosur, thanë zyrtarë shëndetësorë dhe dëshmitarë. Një zëdhënës i ushtrisë tha se ushtarët izraelitë që merrnin pjesë në operacionin në Jenin, që synonte arrestimin e një personi të dyshuar të armatosur, u sulmuan dhe iu përgjigjën zjarrit.

"Ne e dimë se një numër personash të armatosur u plagosën në shkëmbimin e zjarrit," tha zëdhënësi.

Dy palestinezë u plagosën, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. Bregu Perëndimor ka parë një rritje të incidenteve të dhunës që nga viti i kaluar kur Izraeli shtoi bastisjet në përgjigje të një serie sulmesh në rrugë në qytetet izraelite.

vritet adoleshenti palestinez

Sondazh

Poll