Bota

Lufta në Ukrainë/ Grupi Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit

Në një video të ndarë janë shfaqur luftëtarët e Wagner-it, që dukej se gjendeshin në hyrje të Krasna Horës.

12 Shkurt 2023, 15:42 Nga I.A
Lufta në Ukrainë/ Grupi Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat
Ukraine

UKRAINË- Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner tha të dielën se trupat e tij kishin marrë një qytet lindor të Ukrainës, disa kilometra larg qytetit kyç të Bakhmutit, të cilin Moska është përpjekur ta pushtojë prej muajsh.

"Sot, njësitë sulmuese të Wagner morën qytetin Krasna Hora," tha në një deklaratë shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në një video të ndarë janë shfaqur luftëtarët e Wagner-it, që dukej se gjendeshin në hyrje të Krasna Horës. Forcat ruse, të mbështetura nga Wagner-i, e kanë bërë Bahmutin si objektiv kyç të ofensivës së tyre në lindje të Ukrainës. Prigozhin më 12 shkurt u zotua se Wagner do të marrë qytetin, që gjendet përgjatë disa autostradave të rëndësishme, teksa ky qytet strategjik është nën sulm për muaj të tërë.

yevgeny prigozhin wagner lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll