Bota

SHIFRAT/ Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri shkon në 33,000

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29,605, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.

12 Shkurt 2023, 15:51 Nga I.A
SHIFRAT/ Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri shkon në 33,000
termet

TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në 33,181, sipas shifrave të fundit. Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29,605, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 3,576, duke përfshirë 2,168 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile 'Helmetat e Bardha', dhe 1,408 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë. Helmetat e bardha, të cilët njoftuan përfundimin e operacioneve të tyre të kërkim-shpëtimit të premten, thanë të shtunën se numri i përgjithshëm i të vdekurve pritet të jetë shumë më i lartë.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 33,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

termet ne turqi

Sondazh

Poll