Bota

I dënuar 3 herë për trafikim emigrantësh, arrestohet shqiptari i arratisur në Greqi

Një kontroll i historisë zbuloi se ai ishte dënuar me një dënim total prej tetë vjet e nëntë muaj, si dhe një gjobë prej 27,000 eurosh për trafikim të emigrantëve të paligjshëm, hyrje të paligjshme në vend dhe shkelje të tjera të ligjit për të huajt.

12 Shkurt 2023, 16:47 Nga I.A
I dënuar 3 herë për trafikim emigrantësh, arrestohet
Shqiptari

GREQI- As një, jo dy, por tre dënime nga gjykatat e Greqisë veriore ishin në pritje për një shqiptar të arratisur, i cili po ecte si... zotëri në Paros, derisa u pikas nga punonjësit e policisë së departamentit vendas dhe u arrestua.

Një kontroll i historisë zbuloi se ai ishte dënuar me një dënim total prej tetë vjet e nëntë muaj, si dhe një gjobë prej 27,000 eurosh për trafikim të emigrantëve të paligjshëm, hyrje të paligjshme në vend dhe shkelje të tjera të ligjit për të huajt.

I arratisuri u dërgua në Prokurorinë e Qarkut të Siros, i cili urdhëroi mbylljen e tij në një qendër paraburgimi, ku pritet të bashkohet në ditët në vijim për të vuajtur dënimin.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll