Bota

Shkatërrohet shtëpia e barit në Mitrovicë, Sveçla: Pronari u arrestua, bashkëpronari sulmoi Policinë muajin e kaluar

Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar.

12 Shkurt 2023, 16:22 Nga I.A
Shkatërrohet shtëpia e barit në Mitrovicë, Sveçla:
Xhelal Sveçla

KOSOVW- Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pronarin, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook. Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar. Ai tha se njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

xhelal sveçla shtepi bari ne mitrovice

Sondazh

Poll