Aktualitet

Përplas të miturën me makinë dhe largohet, arrestohet 56 vjeçari në Durrës

E mitura aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

12 Shkurt 2023, 11:20 Nga A.B
Përplas të miturën me makinë dhe largohet, arrestohet 56
Foto ilustruese

DURRËS-Një 56 vjeçar, i identifikuar si S.P është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka përplasur me makinë të miturën 13 vjeçare D.D. Ngjarja ndodhur rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm, ku 56 vjeçari duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka përplasur të miturën dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë. Pas ndjekjes së policisë, është bërë i mundur arrestimi i tij.

E mitura aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

aksident ne durres durres

Sondazh

Poll