Aktualitet

'Dyert e banesave tona janë të hapura për to'/ Banorët e Bërxullës: Solidarizohemi me popullin sirian dhe turk, s'do kryejmë akte ekstreme

Ata u kanë bërë thirrje institucioneve që të ulën dhe të dialogojnë. Sipas tyre, shteti po u shkatërron banesat.

12 Shkurt 2023, 11:10 Nga A.B
'Dyert e banesave tona janë të hapura për to'/
Qytetari

TIRANË- Edhe këtë të dielë, banorët e Bërxullës janë ngritur një protestë. Ata kërkojnë që qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre dhe më pas të vijojnë me ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Një nga banorët bëri të ditur se sot solidarizohen me dhimbjen që po përjetojnë populli turk dhe sirian. 

Po protestojmë mbi 4 muaj e gjysmë. Ne si cdo të dielë jemi në protestë, por sot solidarizohemi me popullin turk dhe sirian. Çfarë ka ikur nuk kthehet më. Dyert tona janë të hapura. Ndaj ndajmë dhimbjen dhe i bashkohemi këtij populli që vuan. Por ajo dhimbje ishte nga fatkeqësia natyrore. Këtu në Shqipëri fatkeqësitë natyrore po i shkaktojnë politikanët. I bëjmë thirrje që mos shkaktojnë fatkeqësi. Ne nuk tërhiqemi sepse pronat nuk i kemi të vjedhura siç i keni ju. Boll keni vjedhur. Nuk jeni të ngopur me këto fshatrat turistik? Jo të vidhni pronën e fshatit Bërxullë për të bërë vila për shoqet dhe të dashurat e politikanë, siç po dalin një nga një”, tha banori.

'Dyert e shtëpive tona janë të hapura për to. I bashkohemi popullit që vuan'- tha një tjetër.

Prej disa muajsh ata kanë zhvilluar demonstrata, ku e fundit tashmë është shënuar të dielën e kaluar. Protesta e tyre, kryesisht lidhet me vlerësimin e pronës së tyre, e cila është sipas banorëve, poshtë vlerës së tregut.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll