Bota

Merr fund 'aventura' e bosit britanik të krimit të organizuar, arrestohet në Tajlandë pas 5 vitesh arrati

ashmë ai ndodhet në paraburgim, teksa po zhvillohen procedurat e ekstradimit.

11 Shkurt 2023, 21:52 Nga a.l
Merr fund 'aventura' e bosit britanik të krimit të
Richard ëakeling

BRITANI- Richard Wakeling, 55 vjeç i konsideruar si një nga bosët e krimit të organizuar në Britani është arrestuar pas 5 vitesh arrati në TaJlandë. Mediat e huaja raportojnë se Wakeling nga Essex, u përpoq të importonte 8 milionë paund amfetaminë të lëngshme për në Britani në vitin 2016.

Ndërsa në vitin 2018 u largua nga Britania, por një gjykatë britanike e dënoi atë më 11 vjet burg edhe pse në mungesë fizike të tij. Wakeling u vendos në listën e “më të kërkuarve” të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Autoritetet tajlandeze arrestuan 55-vjeçarin dje në një garazh në Bangkok. ëakeling, i cili kishte jetuar në qytetin bregdetar të Hua Hin, kishte një pasaportë për një identitet tjetër. NCA lëshoi ​​një apel për ndihmë për gjetjen e ëakeling në vitin 2019 dhe publikoi pamjet e tij nga kamerat e sigurisë para se ai të arratisej. Më pas, NCA nisi një hetim ndaj grupit të krimit të organizuar të ëakeling pasi zyrtarët ndaluan një kamion të ngarkuar plot me drogë në prill 2016. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, teksa po zhvillohen procedurat e ekstradimit.

richard wakeling

Sondazh

Poll