Bota

'Tirani i frikësuar nga atentatet'/ Ish-shefi i spiunazhit të Ukrainës bën deklaratën e fortë: Putin përdor kopje të tij, Rusia drejtohet nga marionetat e tij

Ndërsa, gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov tha se Putin kishte punësuar njerëz të ngjashëm që kishin bërë operacione plastike.

11 Shkurt 2023, 20:35 Nga a.l
'Tirani i frikësuar nga atentatet'/ Ish-shefi i spiunazhit
Valeriy Kondratiuk

UKRAINË- Ish-shefi i spiunazhit të Ukrainës, Valeriy Kondratiuk ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Rusisë duke u shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është një tiran i frikësuar, ndërsa ka theksuar se po përdor ‘marioneta’ në takimet e tij publike.

Në një intervistë për mediat amerikane, Valeriy Kondratiuk u shpreh se Putin është duke përdorur marioneta pasi ka frikë nga një atentat i mundshëm.

Rusia drejtohet nga marionetat e Putinit. Një person që është në pushtet për një kohë të gjatë, përpiqet të marrë masa shtesë për sigurinë e tij. Për të parandaluar aktet terroriste gjatë evenimenteve publike, ai përdor kopje të tij. Putini i vërtetë është ai që takohet me ministrin e mbrojtjes”, tha Kondratiuk.

Ndërsa, gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov tha se Putin kishte punësuar njerëz të ngjashëm që kishin bërë operacione plastike.

Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por nuk dimë numrin e saktë. Ata të gjithë bënë operacione plastike për t’u dukur njësoj,” tha ai.

Kondratiuk drejtoi shërbimin e inteligjencës së jashtme ukrainase në 2020-2021, dhe inteligjencën ushtarake në 2015-2016.

valeriy kondratiuk

Sondazh

Poll