Bota

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”/ Emigrantët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit

Protestuesja tha se duke mbështetur kërkesën e Serbisë, ndërkombëtarët po mbështesin ndarjen në baza etnike të Kosovës.

11 Shkurt 2023, 20:48 Nga a.l
“Kundër bosnjizimit të Kosovës”/ Emigrantët
Protesta

GJERMANI- Emigrantë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar të shtunën kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiç=Putin”, “Vuçiçi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

Ne, mërgata shqiptare në Gjermani jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia në bashkëpunim me Rusinë synon destabilizimin e Ballkanit. Serbët që jetojnë në Kosovë po keqpërdoren sistematikisht nga Beogradi për ta bërë shtetin e Kosovës jofunksional. Bandat serbe të kontrolluara nga Beogradi kontrollojnë bashkëqytetarët tanë në veri duke i kërcënuar me dhunë”, ka thënë një nga protestueset.

Ajo ka thënë po ashtu se duke mbështetur kërkesën e Serbisë, ndërkombëtarët po mbështesin ndarjen në baza etnike të Kosovës.

Sot protestuam përballë Bundestag-ut në Berlin. Gjermania si një aleate dhe mike e shqiptarëve edhe këtë herë duhet të dalë krah drejtësisë dhe të mos lejojë ndarjen e Kosovës!”Zajednica” nuk kalon!”, shkroi në Facebook njëri nga pjesëmarrësit e protestës.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij. SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.

 

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll