Bota

Polonia e dyzuar për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë: Nuk është e lehtë, nuk kemi mjaftueshëm

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë. Muajin e kaluar, ishte një nga disa vende që u zotuan të dërgonin më shumë tanke, municione dhe pajisje në vijën e frontit.

11 Shkurt 2023, 20:22 Nga a.l
Polonia e dyzuar për të dërguar avionë luftarakë
Avionë luftarakë

POLONI- Një nga aleatët më të afërt të Ukrainës ka hedhur dyshime nëse do të ishte në gjendje të furnizonte Presidentin Volodymyr Zelenksyy me avionët luftarakë që ai thotë se janë të nevojshëm për të fituar luftën me Rusinë.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda  tha se dërgimi i avionëve F-16 do të ishte një vendim shumë serioz që nuk ishte i lehtë për t'u marrë. Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë. Muajin e kaluar, ishte një nga disa vende që u zotuan të dërgonin më shumë tanke, municione dhe pajisje në vijën e frontit, shkruajnë mediat e huaja. 

Komentet e Presidentit Duda vijnë pavarësisht se ai dhe Presidenti Zelenskyy folën këtë javë, në fund të turneut të papritur evropian të liderit ukrainas. Në Londër, Presidenti Zelenskyy përdori fjalimin e tij në Parlament për të kërkuar mjete për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë në ajër.

"Unë ju bëj thirrje juve dhe botës me fjalët e thjeshta dhe megjithatë më të rëndësishme - avion luftarak për Ukrainën, krahë për lirinë", tha ai. 

Udhëheqësi i Ukrainës e përsëriti thirrjen në Paris dhe Bruksel, në një vizitë surprizë nën masat më të forta të sigurisë. Ai bëri bujë në mbarë botën. Në Varshavë, Presidenti Duda më se dërgimi i avionëve F-16 do të përbënte një problem serioz sepse, me më pak se 50 avionë në forcat ajrore polake, "ne nuk kemi mjaft… dhe do të na duheshin shumë më tepër prej tyre". Ai gjithashtu theksoi se avionët luftarakë, si F-16, kanë një nevojë shumë serioze për mirëmbajtje kështu që nuk mjafton vetëm të dërgohen disa avionë.

andrzej duda

Sondazh

Poll