Aktualitet

U kap me 22 kg kokainë, dënohet me mbi 8 vite burg 32-vjeçari shqiptar në Itali

Masa e dënimit e vendosur nga Gjykata e Riminit vjen pas verifikimit se pronari i 14 kg kokainë dhe 8.5 marjuanë është shqiptari.

11 Shkurt 2023, 21:08 Nga I.A
U kap me 22 kg kokainë, dënohet me mbi 8 vite burg 32-vjeçari
Foto Ilustruese

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg në Itali, pasi është shpallur fajtor për trafik të kokainës. Chiamamicitta shkruan se më 11 janar të vitit të kaluar autoritetet italiane kapën një sasi prej 22 kg kokainë, por nuk ishin të sigurt nëse i përkisnin 32-vjeçarit.

Masa e dënimit e vendosur nga Gjykata e Riminit vjen pas verifikimit se pronari i 14 kg kokainë dhe 8.5 marjuanë është shqiptari. Sipas aktakuzës, 32-vjeçari do të kishte disponueshmërinë totale të shokut të tij, duke organizuar takimet për “dorëzimin” e drogës. Fakti që dërgesat ishin të rregullta dhe të përpikta, “profesionalizmi” i shfaqur nga shqiptari u konsideruan “elemente provuese për rrezikun e përsëritjes së krimeve të të njëjtit lloj”, ndaj gjykata i dha dënimin me 8 vite e 6 muaj burg.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll