Aktualitet

Hodhën lëndë plasëse, Policia për dy të shoqëruarit: Prishje e qetësisë

Mësohet se të dy personat me iniciale E. Gj., 45 vjeç dhe G. A., 30 vjeç janë shoqëruar dhe proceduar penalisht për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".

11 Shkurt 2023, 19:31 Nga I.A
Hodhën lëndë plasëse, Policia për dy të
protesta

TIRANË- Dy persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme për protestën. Mësohet se të dy personat me iniciale E. Gj., 45 vjeç dhe G. A., 30 vjeç janë shoqëruar dhe proceduar penalisht për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë kanë vijuar monitorimet në terren, për mbarëvajtjen e tubimit dhe për evidentimin e çdo paligjshmërie.  Gjithashtu, janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike". Vijon puna për evidentimin e personave të tjerë që kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll