Aktualitet

Pas përfundimit të protestës, policia largohet nga sheshi! Hiqen blindat nda dera e Kryeministrisë, efektivë analizojnë 'provat'

Disa prej oficerëve po analizojnë vendet ku u hodhën shashkat e tymueset nga protestuesit. 

11 Shkurt 2023, 15:39 Nga F.M
Pas përfundimit të protestës, policia largohet nga sheshi! Hiqen
Kryeministria

TIRANË- Dyert e blinduara janë hequr nga kryeministria dhe policia është larguar. Sheshi është zbrazuar pas protestës që u mbajt sot nga Opozita. Disa prej oficerëve po analizojnë vendet ku u hodhën shashkat e tymueset nga protestuesit. 

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll