Aktualitet

Protesta dhe tymueset drejt Kryeministrisë, lëndohet një polic

Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është dërguar në shtëpi. 

11 Shkurt 2023, 15:34 Nga F.M
Protesta dhe tymueset drejt Kryeministrisë, lëndohet një polic
Kryeministria

TIRANË- Një efektiv policie ka mbetur i lënduar lehtë në protestën e mbajtur sot nga Opozita. Mësohet se efektivi është lënduar nga tymueset e hedhura sot nga protestuesit. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është dërguar në shtëpi. 

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll