Aktualitet

Shkatërrohet grupi shqiptaro-spanjoll, lanë gjysmën e qytetit pa drita për të prodhuar kanabis

Grupi ra në sy pasi për shkak të pajisjeve që përdornin kishin lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit.

11 Shkurt 2023, 16:46 Nga F.M
Shkatërrohet grupi shqiptaro-spanjoll, lanë gjysmën e qytetit pa
Spanjë

SPANJË- Gjashtë persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Operacioni është zhvilluar në Espluga Calba dhe mësohet se gjatë tij janë sekuestruar 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuana.

Grupi ra në sy pasi për shkak të pajisjeve që përdornin kishin lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit.

Ata kishin montuar shtatë impiante të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë.

espluga calba shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll