Bota

Iu zbulua lidhja jashtëmartesore me vartësen, dorëhiqet kryebashkiaku i Torontos: Ju kërkoj falje të gjithëve

Vetë Tory nuk e identifikoi të dashurën e tij sekrete, port ha se ajo nuk ishte më pjesë e stafit të bashkisë.

11 Shkurt 2023, 19:46 Nga F.M
Iu zbulua lidhja jashtëmartesore me vartësen, dorëhiqet
John Tory

KANADA- John Tory, kryebashkiaku i Torontos ka dhënë dorëheqjen pasi iu zbulua afera me ish-vartësen e tij. në një deklaratë për mediat, ai pranoi lidhjen e tij jashtë martesore, duke kërkuar ndjesë publike ndaj familjes së tij dhe të gjithë dashamirësve që e kanë mbështetur.

Gjithçka erdhi pasi e përditshmja ‘Toronto Star’ zbuloi se ai kishte një lidhje intime me një ish-anëtare të stafit. Vetë Tory nuk e identifikoi të dashurën e tij sekrete, port ha se ajo nuk ishte më pjesë e stafit të bashkisë.

“Më vjen keq dhe i kërkoj ndjesë qytetarëve të Toronto, dhe të gjithë atyre që janë lënduar nga veprimet e mia,” tha Tory.

Tashmë atë do ta zëvendësojë në detyrë Jennifer McKelvie. Tory u zgjodh kryebashkiak në 2014 pasi mundi në zgjedhje Doug Ford, të cilit iu zbulua një skandal abuzimi me alkool dhe kokainë. Tory ishte në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak.

john tory toronto kanada

Sondazh

Poll