11 Shkurt 2023, 19:42
Nga DOSJA
ANGLI - Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe është në anën e Manchester City, pa llogaritur asgjë. Klubi anglez është në qendër të stuhisë, i akuzuar për qindra shkelje ekonomike të rregullave të Premier League. Por trajneri spanjoll ka vënë fytyrën, duke mbrojtur punëdhënësit e tij. Klubet e Premier League kërkojnë sanksione shembullore, nga rënia deri te përjashtimi nga kampionatet. Por Guardiola kundërsulmoi në konferencën për shtyp: “Ne jemi dënuar tashmë nga UEFA për këto gjëra. E tani jemi përsëri të akuzuar. Manchester City e ka treguar pafajësinë e tij. E tani klubet e Premier po na sulmojnë pa na lënë mundësinë të mbrohemi”.
Midis sponsorizimeve të fryra dhe shkeljeve të tjera të rregulloreve, Manchester City ka më shumë se 100 çështje për të zgjidhur. Klubet e Premier League, në mënyrë kompakte, kërkojnë ndëshkime shembullore nëse konfirmohen shkeljet. “Ju e dini se në cilën anë jam. Ne jetojmë në një vend ku prezumimi i pafajësisë është i garantuar derisa të vërtetohet e kundërta. Por kjo nuk vlen për City, që tani është i dënuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë – vazhdoi Guardiola -, por ne mund të mbrohemi. Nëse nuk jemi të pafajshëm, do ta pranojmë vendimin e gjykatësit. Por nëse po, kush do të na dëmshpërblejë për të gjitha këto?”.
Pep Guardiola as nuk u fsheh dhe as luajti në mbrojtje, përkundrazi, trajneri i Citizens doli në sulm: “Nuk është fjala për të pasur miq apo armiq, por për palë të interesuara. Këto janë të njëjtat akuza të bëra nga UEFA për të cilat klubi është treguar i pafajshëm. Duan të na rrëzojnë kush e di se ku…”. Duke folur për këtë rrezik, trajneri konfirmoi: “Ne kemi qenë tashmë në ligat e ulëta dhe nëse na dërgojnë atje do të kthehemi përsëri. Premier League nuk mund të vendosë asgjë, ne do të bëjmë atë që bëmë me UEFA”.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Shkurt 2023, 19:33
SPANJE - Jurgen Klopp në Madrid? Sipas El Nacional, Florentino Perez ka qenë në kontakt me trajnerin gjerman për të diskutuar nj&...
Sport
11 Shkurt 2023, 18:58
ANGLI - Premier League nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i saj drejtues ndaj ligave të tjera të mëdha europia...
Sport
11 Shkurt 2023, 18:28
ANGLI - Ne kemi taktikat tona për të luajtur kundër skuadrave që, në letër, janë pak më superiore", paralajmë...
Sport
11 Shkurt 2023, 17:55
GJERMANI - Skuadra bavareze shënon, por nuk bind. Djemtë e Nagelsmann fituan ndeshjen 3-0 falë gabimeve në mbrojtje t&...
Sport
11 Shkurt 2023, 17:30
ITALI - Paul Pogba do të duhet ende të presë për t’u pare në fushën e blertë. I kthyer në grupin e Juventusit...
Sport
11 Shkurt 2023, 17:09
ANGLI - Nën sytë e pronarit amerikan Todd Boehly, i cili shpenzoi më shumë se 320 milionë euro gjatë merkatos së fundit (En...
Sport
11 Shkurt 2023, 16:25
TIRANE - Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 21-të. Kurbinasit e Laçi befasojnë teksa mposhten 1-0 në...
Sport
11 Shkurt 2023, 14:01
TURQI - Turqia po përpiqet të mbledhë copat, pas dy tërmeteve vdekjeprurëse, që goditën pjesën juglindore t&...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:23
SHKODER - Vllaznia po kthehet në një ekip shembullor për mënyrën sesi po drejtohet në Shqipëri. Alban Xhaferi ka vendosur q&e...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:19
ITALI - Një fotografi së bashku për të hedhur poshtë thashethemet e shumta të pabaza që qarkulluan ditët e fundit. Kjo...