Sport

Nuk ka kthim së shpejti për mesfushorin Paul Pogba te Juventusi…

Paraqitja e parë me Juventusin këtë sezon për mesfushorin francez, i operuar në shtator në gjurin e djathtë, ende nuk dihet. Trajneri i tij nuk e llogarit atë për disa javë.

11 Shkurt 2023, 17:30 Nga DOSJA
Nuk ka kthim së shpejti për mesfushorin Paul Pogba te

ITALI - Paul Pogba do të duhet ende të presë për t’u pare në fushën e blertë. I kthyer në grupin e Juventusit më 29 janar, kur priti Monzën (0-2), francezi nuk u fut përfundimisht në lojë. Kampioni i Botës 2018 mungoi sërish në grup që nga ky takim, pasi u pengua në rikuperimin e tij për shkak të shqetësimit në një kofshë. Ai nuk do të mund të rikthehet nesër kundër Fiorentinës (18:00). Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri bëri disa komente jo fort qetësuese për të në një konferencë për shtyp:

“Ai nuk mund të thirret, në momentin që është i dëmtuar. Më vjen keq, por është realiteti, vëren tekniku. Ai po punon për t'u rikthyer në dispozicion, por për momentin nuk mund t'ju them se kur do të mund të kthehet… Ndoshta brenda njëzet ditësh. Ne e presim atë, unë së pari, ai është një lojtar i rëndësishëm”,- tha Allegri.

Këto komente jo shumë optimiste duket se regjistrojnë fatin e Pogbas, për dy ndeshjet europiane kundër Nantes në Europa League, të planifikuara për 16 shkurt në Torino dhe 23 shkurt në Nantë.

Pogba, 29 vjeç, nuk ka luajtur që nga prilli me Manchester United. I rikthyer te Juventusi verën e kaluar, gjashtë vjet pas largimit për në Angli, ai dëmtoi meniskun anësor të gjurit të tij të djathtë në korrik, pas një ndeshjeje miqësore përgatitore. I operuar në shtator, ai humbi edhe Kupën e Botës në Katar me ‘blutë’ e Francës.

“Është një kohëzgjatje normale. Menisku lateral është shumë i bezdisshëm, gjuri duhet të rregullohet. Ai bën gjithçka që është e mundur”,- shtoi Allegri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll