Sport

Hernandez dhe Calabria i japin fund thashethemeve, dalin nëring përballë njëri-tjetrit!

Falë momentit të ndërlikuar të Milan, shumë kanë nisur të flisnin për tensione dhe sherre në dhomat e zhveshjes. Të tjerë madje shkuan deri në atë pikë sa të lajmëronin një përplasje fizike mes dy anësorëve të Piolit.

11 Shkurt 2023, 13:19 Nga DOSJA

Hernandez dhe Calabria i japin fund thashethemeve, dalin nëring

ITALI - Një fotografi së bashku për të hedhur poshtë thashethemet e shumta të pabaza që qarkulluan ditët e fundit. Kjo është mënyra ironike me të cilën Theo Hernandez dhe Davide Calabria kanë vendosur të përgjigjen. Një mendim i hollë për të gjithë ata që kanë përhapur fjalët për një sherr mes të dyve në dhomat e zhveshjes.

Hernandez dhe Calabria i japin fund thashethemeve, dalin nëring

Falë momentit të ndërlikuar të Milan, shumë kanë nisur të flisnin për tensione dhe sherre në dhomat e zhveshjes. Të tjerë madje shkuan deri në atë pikë sa të lajmëronin një përplasje fizike mes dy anësorëve të Piolit. Imazhi i të dyve duke pozuar si boksier, dëshiron t’i japë fund historisë njëherë e mirë. Theo e publikoi i pari foton ironike dhe Calabria e ripostoi menjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll