Sport

Superiorja/ Egnatia ia ka marrë dorën Laçit, verilindorët e Kukësit kalojnë vijën e kuqe, ndërsa Kastrioti mbetet i fundit...

Të dielën do të luhen dy takime të tjera të javës së 21-të, që do të nisin në orën 16:00: derbi Erzeni-Teuta në “Niko Dovana” dhe ‘klasikja’ Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, ndërkohë që të hënën në Ballsh do të luhet Bylis-Partizani (13:00).

11 Shkurt 2023, 16:25 Nga DOSJA

Superiorja/ Egnatia ia ka marrë dorën Laçit, verilindorët

TIRANE - Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 21-të. Kurbinasit e Laçi befasojnë teksa mposhten 1-0 në shtëpi përballë Egnatias, humbja e tretë gjatë këtij sezoni ndaj rrogozhinasve, ndërkohë që, Kukësi fiton 1-0 ndaj Kastiotit, duke kaluar përkohësisht vijën e kuqe të mbjetesës në renditjen e Abissnet Superiore.

Bardhezinjtë e Laçit nuk mundët të shkonin në katër fitore radhazi, pasi përballë rrogozhinasve atyre sikur u merren këmbët. Egnatia arrin fitoren e tretë ndaj kurbinasve gjatë këtij sezoni, falë golit të lituanezit Gytis Paulauskas në minutën e 23-të, i cili rezultoi vendimtar në fitoren 1-0. Laçi fitoi një penallti në minutat shtesë, por kryesori Lata ndërroi mendim pasi kërkoi ndihmën e VAR-it. Në fund festoi Egnatia tri pikët e çmuara, pas fitores që mungonte prej 22 dhjetorit.

Superiorja/ Egnatia ia ka marrë dorën Laçit, verilindorët

Festë pati edhe në ‘Kukës Arena’. Skuadra verilindore e Rrahman Hallaçit fitoi 1-0 ndaj krutanëve të Kastriotit, duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve dhe kaluar përkohësisht në vendin e shtatë në tabelën e renditjes. Sulmuesi kroat Edi Basa në minutën e 49-të shënoi golin e vetëm të takimit që u mbyll me shifrat 1-0. Skuadra krutane e Kastriotit, që drejtohet nga Ardi Mema, pas kësaj humbjeje mbyll tableën e renditjes me 20 pikë.

Superiorja/ Egnatia ia ka marrë dorën Laçit, verilindorët

Të dielën do të luhen dy takime të tjera të javës së 21-të, që do të nisin në orën 16:00: derbi Erzeni-Teuta në “Niko Dovana” dhe ‘klasikja’ Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, ndërkohë që të hënën në Ballsh do të luhet Bylis-Partizani (13:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll