Sport

Premier League/ Brentford ndal Arsenalin në ‘Emirates’, duke intriguar luftën për kreun

'Topçinjtë' edhe pse kanë rregjistruar barazimin e tretë, mbeten liderë me gjashtë pikë epërsi

11 Shkurt 2023, 18:28 Nga DOSJA

Premier League/ Brentford ndal Arsenalin në ‘Emirates’, duke

ANGLI - Ne kemi taktikat tona për të luajtur kundër skuadrave që, në letër, janë pak më superiore", paralajmëroi David Raya para ndeshjes. Tha dhe mbaroi. 

Brentford, i cili tashmë kishte ndalur United, City, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea, ushqeu famën e tij të 'Vrasësit të gjigantëve', duke i marrë një barazim edhe Arsenalit (1-1) në Emirates. Një ndalesë që e bën 'pikante' tani Premier Leaguen. 

‘Topçinjtë’ vazhdojnë të kryesojnë Premier League me gjashtë pikë epërsi ndaj Cityt me 17 ndeshje për të luajtur. Dëmtimi i Gabriel Jesus dhe mungesa e stolit kanë filluar të dëmtojnë skuadrën e Mikel Artetës.

Spanjolli abuzoi, duke luajtur me të njëjtin 11-tërsh, në pjesën e parë të sezonit dhe tani lodhja ka filluar të bëjë të vetën. Tashmë ka tre pengesa radhazi midis të gjitha garave.  Nga ana tjetër, Brentfordi befasues arrin në 10 ndeshje pa humbur në Premierligë dhe vazhdon të ëndërrojë Europën.

Do të ishte gabim që Arsenali t'i përmbahej vetëm një rënieje në rezultate... ose pas fatit të keq. Vëllimi i lojës së saj dhe mundësive, kanë rënë dhe fton për reflektim.

Premier League/ Brentford ndal Arsenalin në ‘Emirates’, duke

Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të në Premier League, u arritën këto përfundime:
West Ham-Chelsea 1-1 (28' Emerson/ 16' Joao Felix)

Crystal Palace-Brighton 1-1 (70' Tomkins/ 63' Mars)

Fulham-Nottingham Forest 2-0 (17' Willian, 88' Solomon)

Leicester-Tottenham 4-1 (23' Mendy, 25' Maddison, 45'+4 Iheanacho, 82' Barnes/ 14' Bedancourt)

Southampton-Wolves 1-2 (25' Alcaraz/ 73' Bednarek, 87' Joao Gomes)

Bournemouth-Newcastle (19:30)

Leeds-Manchester United (12/02)

Manchester City-Aston Villa (12/02)

Liverpool-Everton (13/02)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll