Tërmeti shkatërrues, SHBA shton ndihmat humanitare për të prekurit në Turqi dhe Siri
SHBA TURQI- Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 85 milionë dollarë në ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë pa...
Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 25.000 persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.
TURQI- Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, raportuan mediat lokale, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë. Sipas agjencisë së lajmeve, DHA, në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë.
Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 25.000 persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.
Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, pasi prokurori publik në Dijarbakër – një prej dhjetë provincave që u goditën nga tërmetet – lëshoi urdhër-arreste për 29 persona të shtunën, raportoi media shtetërore. Një prej të arrestuarve të shtunën ishte një kontraktor i një ndërtese në Gaziantep, raportoi media shtetërore, duke shtuar se ai u gjet nga Policia në Stamboll.
Ka pasur një valë të hetimeve të nisura nga prokurorët në provincat e goditura nga tërmeti.
Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka urdhëruar prokurorët në dhjetë provincat turke që të themelojnë “zyra hetuese për krime sa i përket tërmeteve”. Të premten, Policia turke arrestoi një kontraktor të një banese luksoze që u shemb në provincën Hataj. Ai u arrestua në aeroportin e Stambollit, teksa u raportua se po tentonte që të largohej nga shteti./ REL
SHBA TURQI- Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 85 milionë dollarë në ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë pa...
Amadeus ITALI- Marco Mengoni ende kryeson klasifikimin e përgjithshëm në fund të mbrëmjes së katërt të festivalit ...
Avioni SHBA- Pasagjerët në një fluturim nga Edinburgu panë flakët të qëllonin nga një krah ndërsa avioni i tyr...
Grupi Wagner RUSI- Kontraktori ushtarak privat Wagner do të duhet të kërkojë luftëtarë të rinj përte...
ndihmat nga Italia TURQI- Në përgjigje të pasojave të tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, Ministria e Pun&eum...
Drejtori i OBSH TRUQI- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur në...
Trageti i Stambollit TURQI- 'City Lines', tragetet që i përkisnin Bashkisë Metropolitane të Stambollit secili me një kapacitet pre...
Aya TURQI- Mijëra oferta erdhën për të adoptuar Aya, foshnjën e porsalindur që u gjet në rrënojat&n...
Josep Borrell SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Policinë e Sigurisë, Josep Borrell ka dekl...
Foto ilustruese GREQI- Një 40-vjeçar grek ka shkuar deri tani saqë ka rrahur gruan e tij dhe i ka përplasur me kokë në dysh...