Aktualitet

Hodhën tymuese para kryeministrisë, Policia shoqëron tre protestues të PD-së

Ata po merren në pyetje. 

11 Shkurt 2023, 15:09 Nga F.M
Hodhën tymuese para kryeministrisë, Policia shoqëron tre
Kryeministria

TIRANË- Tre persona, mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur tymuese në dyert e Kryeministrisë janë shoqëruar nga policia. Mësohet se në përfundim të protestës, efektivët kanë nisur shoqërimet dhe tre prej personave që kishin hedhur tymuese përfunduan në komisariat. Ata po merren në pyetje. 

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll