Aktualitet

EMRI + FOTO/ Zhduket shqiptari në Bruksel, babai kërkon ndihmë: Kam një javë që s'kam kontakt me djalin tim

I ati denoncoi për 'JOQ' zhdukjen e të birit. Ai tregoi se kontaktet e fundit me të i ka pasur në Bruksel.

11 Shkurt 2023, 14:15 Nga A.B
EMRI + FOTO/ Zhduket shqiptari në Bruksel, babai kërkon ndihmë:
Policia

TIRANË- Fatjon Hasanbelli, me origjinë nga Lushnja, është zhdukur në rrethana misterioze prej një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij. I ati denoncoi për 'JOQ' zhdukjen e të birit. Ai tregoi se kontaktet e fundit me të i ka pasur në Bruksel. Kleni Hasanbelli, kërkon ndihmë për gjetjen e djalit, Fabjonit.

EMRI + FOTO/ Zhduket shqiptari në Bruksel, babai kërkon ndihmë:
Kleni Hasanbelli

'Kam nje jav qe nuk kam kontakt me djalin.. Kontaktet e fundit i ka pas ndermjet Bruxelit dhe Gentit..Kush e sheh ose e ka par ju lutem na kontaktoni ne privat. Jam babai Kleni Hasanbelli. Djali quhet Fabjon Hasanbelli'-denoncoi babai për 'JOQ'.

Nuk dihet nëse babai ka kryer denoncimin në autoritetet përkatëse.

kleni hasanbelli fabjon hasanbelli

Sondazh

Poll