Bota

Pse gratë ruse marrin aeroplanin për të lindur në Argjentinë? Çfarë "fshehin" privilegjet e vizave

Lulëzon "turizmi i lindjes" në Buenos Aires. Qëllimi është marrja e nënshtetësisë për fëmijën.

11 Shkurt 2023, 14:40 Nga k.m.
Pse gratë ruse marrin aeroplanin për të lindur në
Foto ilustruese

ARGJENTINË- Lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka për njerëzit që jetojnë në Rusi. Përveç rekrutimit të detyrueshëm që detyroi mijëra të rinj dhe të arsimuar rusë të largoheshin me çdo mjet  në vendet fqinje si dhe në Turqi, një çështje e madhe e ngritur nga "The Guardian". Bëhet fjalë për mijëra gra shtatzëna në çdo cep të të Rusisë që nuk janë aq të shqetësuar për vetë lindjen, por për fatin e fëmijëve që do të sjellin në botë...

Dhe shumë prej tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre duke i lindur jashtë vendit.

Pra, pse shumë gra ruse zgjedhin të lindin në Argjentinë dhe jo në Rusi?

Një përgjigje e parë është fakti se rusët nuk e kanë problem të marrin vizën për të vizituar Argjentinën. Çiftet, të cilët po ikin nga Rusia pas fillimit të luftës në Ukrainë, planifikojnë të qëndrojnë në Buenos Aires dhe të aplikojnë për shtetësinë argjentinase. Një proces që tashmë është thjeshtuar sepse janë prindër të një vajze apo djali me... nënshtetësi argjentinase.

Një nga avantazhet kryesore të një pasaporte argjentinase është se qytetarët e saj mund të bëjnë udhëtime afatshkurtra në 171 vende pa vizë, duke përfshirë BE-në, Britaninë e Madhe dhe Japoninë.

Përveç përfitimeve të një pasaporte argjentinase, rusët zgjedhin Buenos Aires për cilësinë e lartë të kujdesit shëndetësor, privat dhe publik.

Drejtoresha e zyrës së imigracionit të Argjentinës, Florencia Carignano, siç raporton "Guadrian", njoftoi se tashmë ka nisur një hetim gjyqësor për një biznes fitimprurës që u premton pasaporta argjentinase prindërve rusë. Carignano foli për një rast që përfshin 33 gra - të gjitha 32-34 javë shtatzënë - të cilat mbërritën në të njëjtin fluturim nga Rusia.

Vitin e kaluar të paktën 10,500 gra shtatzëna mbërritën në Amerikën e Jugut.

argjentine

Sondazh

Poll