Bota

Donald Trump emëron Robert O’Brien, si këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

18 Shtator 2019, 13:54 Nga DOSJA
Donald Trump emëron Robert O’Brien, si këshilltarin e ri të

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump këtë të mërkurë ka emërua negociatorin e pengjeve në SHBA, Robert O’Brien si zgjedhjen e tij për këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke zëvendësuar John Bolton, që e shkarkoi disa ditë më parë.

O’Brien, aktualisht si një prej të dërguarve  presidencial për punët pritëse në Departamentin e Shtetit të SHBA, ka një histori të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Kujtojmë që disa ditë më parë Trump e bëri  të ditur lajmin për shkarkimin nga detyra të John Bolton përmes një postimi në rrjetet sociale, me arsyen se ai nuk ka përbushur kërkesat e Presidentit në marrëdhëniet me jashtë por jo vetëm.

Trump u justifikua se Bolton, këshilltari i tij i tretë në sigurisë kombëtare, nuk e bëri siç duhet punën mes mosmarrëveshjeve themelore në sfidat kryesore të politikës së jashtme si Irani, Koreja e Veriut dhe Afganistani

“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në Administrim, dhe për këtë arsye i kërkova John-it dorëheqjen e tij. Falënderoj shumë John-in për shërbimin e tij. Unë do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.”-shkroi Trump për shkarkimin e Bolton.

Theksojmë që Bolton njihej si një prej kundërshtarëve më të mëdhenjë për  Kosovën si shtet i pavarur.

Burimi: alarabiya

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota këshilltari i ri robert o'brien siguri kombëtare trump këshilltari i ri robert o'brien siguri kombëtare trump

Sondazh

Poll