Bota

Trump shkarkon nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton

Presidenti Trump shkarkon nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.
Featured image of article: Trump shkarkon nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton

WASHINGTON-Presidenti Trump ka shkarkuar ditën e sotme R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë të sigurisë kombëtare, midis mosmarrëveshjeve themelore se si të merret me sfidat kryesore të politikës së jashtme si Irani, Koreja e Veriut dhe Afganistani.

Trump e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në Administrim, dhe për këtë arsye i kërkova John-it dorëheqjen e tij. Falënderoj shumë John-in për shërbimin e tij. Unë do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.”

Por Bolton njihet si një prej kundërshtarëve më të mëdhenjë pë Kosovën si shtet.

Largimi i tij vjen pasi zoti Trump po ndjek hapjet diplomatike me dy prej armiqve më të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, përpjekje që kanë trazuar në administratë, si z. Bolton, i cili e shikon Korenë e Veriut dhe Iranin si thellësisht të pabesueshme.

Siç dihet Presidenti Trump nuk i ka pëlqyer  asnjëherë ata anëtarë të qeverisë së tij që kanë treguar mbështetjen e tyre kundrejt Kosovës.

Kështu ka qenë edhe Bolton, një prej zërave më të fortë  për çështjen Serbi-Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në  detyrë Këshilltari Bolton ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë të Serbisë, ku disa kritikë nga Shqipëria e kanë paragjykuar dhe dënuar gjerësisht në Kosovë, përshkak të mundësisë së shkëmbimit të territoreve,  ku me shumë mundësi  çon në lënjen e Kosovës  jashtë kufinjëve serb.

Vetë Bolton nuk e ka sugjeruar asnjëherë  publikisht ndryshimin e kufijve, por në një deklaratë të tij ka thënë se SHBA e mbështet marrëveshjen  që mund të firmoset nga si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina.

Ndërkohë Trump e ka larguar Bolton me arsyen e një qeverisje jo të mirë të vendit, dhe të marrëdhënieve me vendet e tjera.

Burimi: Newyorktimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment