Bota

Transformohet Tokio! Lojrat Olimpike 2020 dhe kampionati botëror I ragbisë kthejnë sytë e botës drejt Tokios

18 Shtator 2019, 11:28 Nga DOSJA

 

Tokio ,JaponiMe organizimin e lojrave olimpike 2020 dhe kampionatin botëror të ragbisë të bërë këtë javë , sytë e gjithë botës kanë rënë mbi Tokion .

Kryeqyteti i Japonisë po bën përgatitjet e fundit përpara këtyre super eventeve. Në 20 shtator në stadiumin e Tokios nis dhe ndeshja e parë e kampionatit botëror të ragbisë. Ndeshjet do të mbahen në 12 qytete të Japonisë , dhe deri më tani janë blerë rreth 600,000 bileta.

Turizmi në Japoni është duke kapur majat e tij sa vjen e më shumë. Nga viti 2013 deri  në vitin 2018 Japonia ka pasur rreth 31 milionë turista , 10 milionë prej të cilëve janë ndalur në Tokio.

Japonezët shprehen se ndihen shumë të emocionuar dhe të lumtur që do mikëpresin turistat në fund të këtij muaji.  Tokio ndihet gati ,dhe ka marrë cdo masë për të përblluar një fluks aq të madh turistash që priten të shkojnë pergjatë javës në vijim .

 

Burimi:CNN 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kampionati ragbise lojrat olimpike tokio kampionati ragbise lojrat olimpike tokio

Sondazh

Poll