Bota

Hillary Clinton paralajmëron për “krizën” në demokracinë amerikane

18 Shtator 2019, 13:12 Nga DOSJA
Hillary Clinton paralajmëron për “krizën” në

SHBA- Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton sheh një “krizë të demokracisë” që po rritet gjithmonë e më  shumë në SHBA   dhe shtypja e votuesve, hakmarrja dhe lajmet e rreme janë shkaktarët kryesorë.

Gjatë fjalës së saj në forumin “Në Mbrojtje të Demokracisë Amerikane” në Universitetin George Washington, Klinton foli veçanërisht Presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për rizgjedhje.

Klinton akuzoi Trump për përhapjen e miratimeve të rreme dhe gënjeshtrave për demokratët, duke shtuar se ai po shpenzon  qindra mijëra dollarë në fushatat e tij, për reklamat në Facebook çdo javë shkel kushtet e shërbimit të kompanisë,  e ndërkohë Facebook nuk po bën asgjë për ta ndaluar atë.

Duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë po lejonte përhapjen e “përpjekjeve të propagandës së Trump”, Klinton tha se edhe pse këto postime shkelin Kushtet e Shërbimit të deklaruara në Facebook, ato po vazhdojnë sërish. Facebook është akoma i hapur për ta. Dhe njerëzit që i ndjekin akoma vazhdojnë t’i besojnë ata.”

Ajo vazhdoi të nënvizojë mosgatishmërinë e Facebook po sjell gënjeshtra pafund, duke kujtuar edhe rastin e kryetares Nancy Pelosi gjatë këtij viti.

lajmet e rreme në internet po kontribuojnë në krizën që po shohim sot, së bashku me pikëpamjet raciste  që po shkakthen brenda Shtëpinë e Bardhë.

Ndoshta më e rëndësishmja, megjithatë, e drejta e votës nuk po mbrohet, tha Klinton.

Ne po shohim një përpjekje të qëllimshme dhe të vazhdueshme për të minuar integritetin e zgjedhjeve tona dhe për të bërë të heshtin miliona amerikanë,” tha Klinton.

Burimi: FORTUNE

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hilary clinton kriza në demokracinë amerikane hilary clinton kriza në demokracinë amerikane

Sondazh

Poll