Bota

VIDEO/ 100 ditët e protestës në Hong Kong, aty ku po luftohet për demokraci

18 Shtator 2019, 06:25 Nga DOSJA
VIDEO/ 100 ditët e protestës në Hong Kong, aty ku po luftohet

HONG KONG- Për më shumë se 100 ditë Hong Kongu është përfshirë nga protesta, të cilat kanë qenë të dhunshme herë për here.

Trazirat kanë zgjatur me ditë të tëra pa pushim, ku studentët dhe qytetarë të tjerë kanë pushtuar rrugët e qytetit.

Ata janë përleshur me Policinë, ku nuk kanë munguar dhe plagosjet e rënda, por dhe dëmet e mëdha materiale që janë shkaktuar.

E gjithë protesta është zhvilluar kundër një projekt ligji për ekstradimet, i cili do bënte të mundur që njerëzit në Hong Kong të ekstradohen në territorin e Kinës.

Miliona njerëz kanë bërë presion ndaj qeverisë për të tërhequr projekt-ligjin dhe kanë bërë thirrje për demokraci të plotë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 100 dite protesta dhune ne hong kong ligji i ekstradimit protesta ne hong kong 100 dite protesta dhune ne hong kong ligji i ekstradimit protesta ne hong kong

Sondazh

Poll