Politike

Braçe tregon postin që refuzoi në 2019: S'i thuhet tjetrit sot për nesër 'do bëhesh ministër'! Mu ofrua Bujqësia, por s'isha gati

Por, deputeti tha se nuk ka pranuar dhe se është shprehur se nuk e ndjente veten gati në atë kohë për atë post. 

10 Shkurt 2023, 22:17 Nga F.M
Braçe tregon postin që refuzoi në 2019:  S'i thuhet
Erion Braçe

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, aktualisht deputet i Partisë Socialiste tha që, pavarësisht se i është propozuar, nuk ka pranuar të bëhet ministër. Në një intervistë në A2CNN, Braçe u shpreh se propozimi i ka shkuar në vitin 2019, që të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Por, deputeti tha se nuk ka pranuar dhe se është shprehur se nuk e ndjente veten gati në atë kohë për atë post. 

“Më është propozuar diku nga viti 2019 që të jem ministër i Bujqësisë dhe kam thënë që nuk jam gati. Më është thënë që bëj atë që bën në Divjakë dhe kam thënë që Divjaka është “sui generis” në raport me bujqësinë e madhe të Shqipërisë. Në atë moment nuk isha gati. Sepse njeriu kur merr përsipër të bëjë një punë, patjetër që duhet të jetë i përgatitur. Dhe tjetrit nuk mund t’i thuhet sot për të shtunën që do të jesh ministër. Domethënë të enjten në drekë ka qenë ditë parlamenti, për të shtunën “do të jesh ministër”. Unë nuk funksionoj kështu. Unë nuk kam nevojë për ofiq. Më vjen keq, nuk e kam këtë lloj ndjesie. Jam shumë i lumtur të punoj me njerëzit, të lexoj libra, të shkoj në stadium, të bërtas, të bëj gjëra të zakonshme,"- tha Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll