10 Shkurt 2023, 21:52
Nga a.l
Derek Chollet
KOSOVË- Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka bashkëbiseduar me kryeministrin, Albin Kurti.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet.
Kryeministri Kurti pas takimit të 6 shkurtit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte shkruar në ‘Twitter’, ku kishte bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, kishte shkruar Kurti.
Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij. SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.
derek chollet
Bota
10 Shkurt 2023, 21:23
a.l
Mehmet Yasar Coskun
TURQI- Hatay ishte një nga 10 provincat e prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën ...
Bota
10 Shkurt 2023, 21:14
a.l
John Kirby
SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, konfirmoi të premten se kishte një o...
Bota
10 Shkurt 2023, 21:08
a.l
Britani e Madhe
BRITANI- Një ish-deputet, një ish-zyrtar i sigurimit kombëtar dhe njeriu më i pasur i Bullgarisë janë sa...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:50
a.l
operacioni antidrogë në Greqi
GREQI- Më shumë se 17 kilogramë kokainë dhe 122 kilogramë kanabis të papërpunuar...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:46
a.l
balona kineze në SHBA
KINË- Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajrore të dhjetëra ven...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:40
a.l
Dorin Recean
MOLDAVI- Presidentja Moldave Maia Sandu ka emëruar kryeministrin e ri për ta mbajtur vendin e saj në një trajektore pro-BE...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:39
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Koso...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:32
a.l
E moshuara në Turqi
TURQI- Kërkimet për të gjetur të zhdukurit nga tërmeti vijon. Në orët e fundit të kër...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:34
Tryeza
SHQIPËRI- Në Shqipëri, platforma iSigurt.al publikoi sot një raport vjetor, sipas të cilit, janë shtuar ndjeshëm ...
Bota
10 Shkurt 2023, 20:30
a.l
Samiti në Bruksel
BRUKSEL- Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes...