Politike

"Rama qëndron pas shpalljes non-grata të Berishës"/ Flet autori i shkrimit të BILD: U publikua aksidentalisht më herët se ç'ishte planifikuar, ribotohet nesër!

Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot, duke hedhur poshtë teoritë se fshirja e lajmit nënkuptonte përgënjeshtrimin e tij apo tërheqjen e akuzave gjithashtu. 

10 Shkurt 2023, 19:10 Nga F.M
"Rama qëndron pas shpalljes non-grata të Berishës"/
Herbert Bauernebel

TIRANË- Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, lajm që lidhte drejtpërdrejt ndikimin e kryeministrit Edi Raa në shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha, nuk i heq 'asnjë presje' asaj që ka shkruar. Gazetari gjerman, në një përgjigje për kolegun e tij në Shqipëri, Klodian Tomorri, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot, duke hedhur poshtë teoritë se fshirja e lajmit nënkuptonte përgënjeshtrimin e tij apo tërheqjen e akuzave gjithashtu. 

"I dashur Klodi, faleminderit për emailin tuaj. Historia në Bild.de u publikua aksidentalisht shumë herët dhe u hoq për momentin. Dë të rikthehet nesër. Gjithë të mirat, Herbert,"- thuhet në përgjigjen e botuesit. 

"Rama qëndron pas shpalljes non-grata të Berishës"/

BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.  “Tërmeti ballkanik” e titulloi shkrimin BILD në të cilin fliste për lidhjet e kreut të qeverisë shqiptare me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, i cili aktualisht është vënë nën akuzë për korrupsion. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. 

Çfarë shkruante BILD për shpalljen non-grata të Berishës?

McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës. Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.

herbert bauernebel edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll