Politike

Caktohet data e gjyqit për vulën e PD: Më 3 mars, ora 11:00 shqyrtohet vendimi i Agron Zhukrit

Trupi gjykues do të jetë i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

10 Shkurt 2023, 15:55 Nga F.M
Caktohet data e gjyqit për vulën e PD: Më 3 mars, ora 11:00
Partia Demokratike

TIRANË- Gjykata e Apelit ka caktuar 3 marsin si datë kur pritet të mbahet seanca për marrjen e vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se seanca pritet të nisë në orën 11:00 të 3 marsit. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Njoftimi: 

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se: Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Vendimi i 25 marsit u konsiderua si fitore nga Komisioni i Rithemelimit që u ngrit nga kryedemokrati Sali Berisha pas përçarjes së selisë blu në dy grupe. Vetë Berisha u rikthyer në seli, por 'kundërshtarët' e tij brenda partisë ankimuan vendimin e Zhukrit. Rimarrja e selisë së PD nga Berisha, sipas tyre është i paligjshëm sepse vendimi i Zhukrit nuk është i formës së prerë. Zyrtarisht, në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar. Kjo gjë ka sjellë ngërç dhe në regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti. Nga ana tjetër, KQZ vendos të hënën se cilin grup do të regjistrojë në zgjedhje.

agron zhukri pd ne gjyq

Sondazh

Poll