Politike

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri/ Qeveria shqiptare shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare

Flamuri Kombëtar shqiptar do të ulet në gjysmë shtizë. 

10 Shkurt 2023, 19:05 Nga F.M
Tërmeti tragjik në Turqi e Siri/ Qeveria shqiptare shpall 13 shkurtin
Kryeministria

TIRANË- Qeveria shqiptare ka shpallur 13 shkurtin ditë zie kombëtare në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit tragjik në Turqi e Siri, që deri më tani kanë kaluar shifrën 20 mijë. Në një postim Në Instagram, kryeministri Edi Rama shkruan se kjy vendim është marrë në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë dhe për Turqinë mike, e cila u gjend pranë vendit tonë kur një fatkeqësi e ngjashme e goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Flamuri Kombëtar shqiptar do të ulet në gjysmë shtizë. 

Postimi: 

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 22,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

edi rama termet ne turqi

Sondazh

Poll