Politike

"Gjyqi për vulën e PD"/ Avokati Sefa: Më në fund! Pasi depozituam disa herë kërkesën, u caktua data

Sefa shkruan se ky vendim është marrë disa herë pasi grupi i përfaqësuar prej tij ka depozituar kërkesën për përshpejtimin e gjykimit, duke qenë se për vetëm tre muaj pritet zhvillimi i zgjedhjeve lokale.

10 Shkurt 2023, 16:44 Nga F.M
"Gjyqi për vulën e PD"/ Avokati Sefa: Më në fund!
Indrit Sefa

TIRANË- Avokati Indrit Sefa e ka mirëpritur lajmin e caktimit të datës së gjyqit që pritet të vendosë fatin e vulës së Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Sefa shkruan se ky vendim është marrë disa herë pasi grupi i përfaqësuar prej tij ka depozituar kërkesën për përshpejtimin e gjykimit, duke qenë se për vetëm tre muaj pritet zhvillimi i zgjedhjeve lokale. 

Postimi: 

Më në fund!!!!! Pasi kemi depozituar per te disaten here kerkesen per pershpejtimin e gjykimit te ankimit te PD-se, me ne fund Gjykata e Apelit e Juriksionit te Pergjithshem ka caktuar daten e shqyrtimit te ankimit ne daten 03.03.2023 ne oren 11.00. Ky eshte nje hap shume i rendesishem per te zgjidhur ne menyre perfundimtare ceshtjen e legjitimitetit te drejtimit te PD-se. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa.

Gjykata e Apelit ka caktuar 3 marsin si datë kur pritet të mbahet seanca për marrjen e vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se seanca pritet të nisë në orën 11:00 të 3 marsit. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

indrit sefa pd ne gjyq

Sondazh

Poll