Politike

'Do të fillojë praktika ‘name and shame’/ Berisha: Emërimi është vetëm një 'hajdut ke vjedhur'

Kreu i PD tha se qytetarët do të dënojnë personat që i vjedhin. 

10 Shkurt 2023, 12:53 Nga A.B
'Do të fillojë praktika ‘name and shame’/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se në protestën e nesërme do të zbatohet praktika 'Name and shame'. Kreu i PD tha se qytetarët do të dënojnë personat që i vjedhin. 

'E morët vesh historinë e fundit. Rama shpalli tenderin për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin. Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme.'- tha sot Berisha përballë gazetarëve. 

sali berisha

Sondazh

Poll