"TK" në Strasburg, gazetarja: Lajm i rremë, kërkesa vetëm është protokolluar, po luhet teatri i radhës
Gazetarja pyet bazën ligjore të padisë së dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shton se Strasburgu vetëm sa e ka protokolluar çështjen dhe nuk është shprehur për të.
TIRANE- Një ditë pas publikimit të lajmit nga aktivistja Adriana Kalaja se beteja për ligjshmërinë e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar tashmë është zhvendosur në Strasburg, një reagim i gazetares Rezearta Çaushaj ul 'hovin' për njoftimin. Në një postim në rrjetet sociale, Çaushaj sqaron se lajmi i botuar nga Kalaja është i rremë dhe se aktivistja sipas saj, që kur është aderuar në PD, është entuziazmuar shumë. Ndër rreshta, gazetarja pyet bazën ligjore të padisë së dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shton se Strasburgu vetëm sa e ka protokolluar çështjen dhe nuk është shprehur për të.
REAGIMI I REZEARTA CAUSHAJT:
Këtej e tutje, kam ndërmend t'i bëj fact-checking çdo lajmi në lidhje me kauzën e Teatrit. Është çështje personale për mua kjo!
Sot u përhap një lajm i rremë sikur Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasbourg ka pranuar të shqyrtojë një padi nga një grup i PD-së kundër Erion Veliajt në lidhje me Teatrin Kombëtar.
Gjasat janë që nëse aderon në PD, je entuziazmuar shumë. Ja që, nuk është e vërtetë!
Një korrispondencë, detajet ligjore të së cilës janë mbajtur të fshehta nga Adriana Kalaja e PD-ja që e sponsorizon, është dërguar në Strasbourg.
Sekretaria e GJEDNJ ka konfirmuar që kjo korrispondencë është marr dhe protokolluar. Kaq!
Pra, GJEDNJ nuk e ka hapur akoma atë zarfin, jo të ketë pranuar ta shqyrtojë.
E shkruaj këtë sepse më dhemb shumë përdorimi banal që po i bëhet kauzës së teatrit, ku shumë persona u angazhuan e luftuan sinqerisht.
Luftuan pa marr premtime se do futeshin nëpër partira e do bëheshin deputet.
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj hapi rrugë që vendimi tinëzar i Këshillit Bashkiak të ankimohej në Gjykatën Administrative, që i takonte juridiksioni.
Kur ResPublica, së bashku me shoqatën Impetus kërkuan mbështetje nga Presidenti dhe KLSH-ja për t'u legjitimuar si palë në proces, Meta dhe KLSH e injoruan.
Jo vetëm nuk mbështetën këtë padi, por as vetë nuk e çuan për padi.
Në koment letra drejtuar Presidentit dhe KLSH për të mbështetur padinë.
Kaq interes kishin për kauzën! E molën dhe e hodhën tej!
Këtë e shkruaj sepse të gjitha "paditë" e ngritura nga Kalaja & co në SPAK për çështjen e Teatrit janë juridikisht nul.
Jane ngritur thjesht për të bërë lajm, por s'kanë sens ligjor.
Janë ngritur që "paditësit" të dalin me deklarata politike.
E përsëris: JURIDIKISHT NUL!
A është Veliaj fajtor për prishjen e Teatrit? Po!
A është ligjërisht fajtor?
Kjo varet nga ligjet e bukura që kemi. Gjykata operon me ligje, jo me norma morale.
PS: Nuk e njoh se mbi ç'baza është dërguar padia në GJEDNJ, por në bazë të letrës që vetë Kalaja ka publikuar, ajo s'ka pranuar e nuk është shprehur mbi asgjë. Ky fakeneës më bën të mendoj se është teatri i radhës ky, por nëse dikush disponon në letër padinë e dërguar, ma kaloni dhe i qëmtojmë meritat e saj publikisht. ????????♀️
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij me finalizim prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020. Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020. Në pyetje është marrë dhe Hervin Çuli, për rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar. Për tre orë rresht, ai ka dhënë llogari para prokurorëve të posaçëm në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit të Teatrit Kombëtar. /Dosja.al
Sondazh
Bardhi e të tjerët nesër në protestë/ Berisha: E përshendes! (2 përjashtimet)
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se deputetët e PD-së që nuk i janë bashkuar atij, p...
'Do të fillojë praktika ‘name and shame’/ Berisha: Emërimi është vetëm një 'hajdut ke vjedhur'
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se në protestën e nesë...
Nesër protesta/ Berisha: Paralajmëroj Policinë, punonjësit e SHISH... të kenë shumë kujdes. Mos u fusni fare në turmë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Policinë dhe SHISH që të k...
Berisha vazhdon AKUZAT: Erion Veliaj, ministra të Ramës kanë bërë orgjira në night-clube, ka foto!
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ka folur...
Berisha: Protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme protestën që pritet t&e...
FOTOT/ Rama "pret" Zahon në Kryeministri, momentet nga delegacioni special, iu shpërndau dhe fletushka lavdërimi?
Edi Rama dhe Zaho TIRANE- Kryeministri Edi Rama priti dje një delegacion me fëmijë në ambientet e Kryeministrisë. Pamjet u shp&eum...
Shfaqet i BUZËQESHUR! Rama zhvillon mbledhje me donatorët, ambasadori i Britanisë prezent, mungon Yuri Kim
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim, në kuadër të programit qeverisës me komunitetin e donatorë...
Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, raportet për shkarkimin e Nikollës i kalojnë Kuvendit, Çupi: Bardhi duhet të ishte i pranishëm
Dhurata Çupi TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për shkakrimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikol...
Dorëheqja e Fatos Veizajt, KQZ i jep mandatin e deputetit të PD-së për Vlorën Gëzim Ademajt
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike për Vlor...
U thirr nga SPAK, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri: Fola në lidhje me rolin tim si ministër
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim të sh...
