Bota

Kriza politike në Moldavi/ Kryeministrja jep dorëheqjen: Nuk e kemi mbështetjen brenda vendit

Siç raporton Reuters, kryeministrja në largim e ish-republikës sovjetike ishte e shpejtë për të sqaruar se qeveria e saj po jepte dorëheqjen, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga brenda vendit teksa kërkonte të shpejtonte reformat për tu bashkuar me BE.

10 Shkurt 2023, 14:00 Nga I.A
Kriza politike në Moldavi/ Kryeministrja jep dorëheqjen: Nuk e kemi
Natalia Gavrilita

MOLDAVI- Duke i habitur të gjithë, kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së saj. Siç raporton Reuters, kryeministrja në largim e ish-republikës sovjetike ishte e shpejtë për të sqaruar se qeveria e saj po jepte dorëheqjen, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga brenda vendit teksa kërkonte të shpejtonte reformat për tu bashkuar me BE.

"Moldavia është mirëpritur krahëhapur nga BE. Moldavia ka miq. Nëse qeveria do të kishte të njëjtën mbështetje në shtëpi, do të kishim përparuar më shumë dhe më shpejt. Ka ardhur koha për të shpallur dorëheqjen time. Nëse qeveria jonë do të kishte në vend mbështetjen që gëzon nga partnerët tanë jashtë vendit, ne mund të kishim qeverisur për një kohë më të gjatë ”, tha ajo.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me lidhje të forta etnike, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, pasi një pjesë e territorit të saj, e ashtuquajtura Transnistria , kontrollohet nga separatistët pro-rusë të mbështetur nga Kremlini.

Kohët e fundit, kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se synon të integrojë Moldavinë në Rumani dhe në këtë mënyrë të përfshijë territorin e saj në NATO. Siç komenton Reuters, mandati mezi 18-mujor i Gavrilitsa -s si kryeministre u shënua nga një seri e gjatë problemesh, si kriza serioze e energjisë, inflacioni në rritje dhe disa "aksidente", si raketat nga lufta në Ukrainën fqinje që kalojnë qiejt e saj. Qeveria e re do të emërohet nga presidentja Maya Sandhu dhe më pas do të duhet të miratohet nga parlamenti 101-vendësh i vendit.

natalia gavrilita

Sondazh

Poll