Bota

'Fotografova dhe pastaj qava'/ POZA simbol e tërmetit në Turqi, tregon fotoreporteri: Ma tregoi dorën, tha këtu është vazja ime Irmak (HISTORIA)

Asnjë ekip shpëtimi nuk kishte mbërritur ende të martën, një ditë pas katastrofës, dhe banorët po përpiqeshin të pastronin vetë rrënojat, për të shpëtuar të afërmit e tyre.

10 Shkurt 2023, 12:43 Nga k.m.

'Fotografova dhe pastaj qava'/ POZA simbol e tërmetit në

Mesut Hancer

TURQI- Fotograf për 40 vite, 15 prej të cilave në AFP, Adem Altan po fotografonte para një ndërtese të shembur në Kahramanmaras, epiqendra turke e tërmetit që vrau më shumë se 20,000 njerëz midis Turqisë dhe Sirisë, kur pa një burrë të ulur në rrënoja. Asnjë ekip shpëtimi nuk kishte mbërritur ende të martën, një ditë pas katastrofës, dhe banorët po përpiqeshin të pastronin vetë rrënojat, për të shpëtuar të afërmit e tyre.

Rreth 60 metra larg fotografit, burri, i veshur me një xhaketë portokalli, nuk lëvizte nga rrënojat pavarësisht shiut dhe të ftohtit. Ai i mbante dorën vajzës së tij, duke u bërë simbol i tragjedisë: një baba që mban për dore vajzën e tij të vdekur. Ndërsa Ademi fotografonte, burri e ndoqi me vështrimin e tij e i tha: Bëji foto vajzës sime.

'Fotografova dhe pastaj qava'/ POZA simbol e tërmetit në

Vetëm për një moment, ai lëshoi ​​dorën për t'i treguar fotografit vendndodhjen e vajzës së tij 15-vjeçare dhe pastaj e kapi prapë.

"Unë isha shumë i prekur në atë moment. Kisha lot në sy. Zoti im, kjo është dhimbje e padurueshme,"- tha fotografi.

Më pas, Ademi e pyeti për emrin e tij dhe të vajzës së tij të vogël.

Vajza ime, Irmak”, u përgjigj babai i saj, Mesut Hancer. Në atë moment, Ademi mendoi menjëherë se ajo imazh mund të përmbledhte gjithë dhimbjen e viktimave të tërmetit, pa e imagjinuar megjithatë ndikimin që do të kishte: e marrë nga shtypi në mbarë botën, duke u bërë virale në rrjetet sociale, e ndarë qindra mijëra herë nga përdoruesit e tronditur të internetit. 

mesut hancer termet ne turqi

Sondazh

Poll