Aktualitet

Kërcënohet me thikë 17-vjeçari në Tiranë, Policia arreston autorin, 53-vjeçarit i zbulohet mjeti prerës

Gjatë kontrollit fizik, personit me inicialet V.L, iu është gjetur një mjet prerës.

10 Shkurt 2023, 14:54 Nga A.B
Kërcënohet me thikë 17-vjeçari në Tiranë,
Policia

TIRANË- Një 17-vjeçar është kërcënuar me thikë nga një 53-vjeçar. Policia ka vënë në pranga këtë të fundit. Gjatë kontrollit fizik, personit me inicialet V.L, iu është gjetur një mjet prerës. Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin V. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit, u gjet një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

kercenohet 17 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll