Politike

Meta i dërgon Venecias dhe Kuvendit informacionet sekrete

18 Shtator 2019, 08:54 Nga DOSJA
Meta i dërgon Venecias dhe Kuvendit informacionet sekrete

TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka marrë vendimin për shtyrjen me dy muaj të hetimive. Nga ana tjetër Presidenti Meta ka vijuar me hapat e tij, duke bërë një lëvizje të papritur.

Sot mësohet se kreu i shtetit i ka dërguar Kuvendit dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e 8 qershorit, që ishte dhe shkaku i anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por dhe pse Meta e ka nisur këtë dokument në Kuvend, sërish ai nuk është administruar nga Komisioni Hetimor, pasi disa prej deputetëve nuk kanë certifikate sigurie.

Po ashtu dokumenti mësohet se është dëguar dhe në Komisionin e Venecias, së bashku me dokumentet e tjera volumizove që janë përdorur si provë nga ana e Presidentit për vendimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit ilir meta komisioni hetimir per shkarkimin e metes komisioni i venecias djegia e kuvendit ilir meta komisioni hetimir per shkarkimin e metes komisioni i venecias

Sondazh

Poll