10 Shkurt 2023, 11:00
Nga A.B
Turqit
TIRANË-Pesë turqit që u kapën në Durrës me pasaporta false bullgare, kanë tronditur me rrëfimin e tyre në seancën gjyqësore.
“Jemi nga zona e tërmetit, Kahramanmarash, dhe nuk kemi asnjë njoftim për fatin e familjeve tona atje. Donim të shkonim në Itali. Erdhëm këtej para fatkeqësisë që goditi vendin tonë.” - është dëshmia e turqve para trupës gjykuese, duke u shprehur të shqetësuar për atë që po ndodh në vendin e tyre.
Sot, turqit dhe anglezi, Joshua Smith dolën para gjykatës së Durrësit. Gjykata vendosi t'i lirojë 5 turqit për të cilët caktoi masën “detyrim paraqitjeje” pranë policisë gjyqësore. Për anglezin u vendos garanci pasurore në vlerën e 2000 eurove për lirimin dhe hetimin në gjendje të lirë.
Smith mohoi në sallën e gjyqit të ketë marrë para nga turqit, të cilët deklaroi se i ka ndihmuar pasi janë miq të tij. Mehmet Komesogutlu, Mehmet Delice, Ali Atmaca, Hasan Karaoglan dhe Mehmet Hamurkesen, të moshës 19-31 vjeç deklaruan se janë ndihmuar miqësisht nga miku i tyre, ndërsa synonin të shkonin në Itali për të punuar e siguruar të ardhura më të mira për familjet e tyre.
Gjashtë të huajt u arrestuan në portin detar të Durrësit gjatë një operacioni policor të koduar “Pasaporta”. Joshua Smith u kap duke i transportuar me një automjet që drejtohej prej tij shtetasit turq që synonin kalimin e kufirit me tragete drejt Italisë, në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrollit, të ushtruar mbi bazën e analizës së riskut, rezultoi se shtetasit turq do të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaporta bullgare të falsifikuara të cilat dyshohet se ua kishte siguruar 41-vjeçari anglez.
turqit ne shqiperi joshua smith
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:37
k.m.
Mand Çela dhe Igli Fejzo
BRITANI E MADHE- Dy djem nga Elbasani pretendohet se janë kapur duke grabitur një shtëpi bari shqiptar...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:45
I.A
I arrestuari
ELBASAN- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për trafik të lëndëve narkotike. M&eu...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:41
I.A
DANIMARKË- Mbi 13 persona mes tyre dhe 10 shqiptarw janë mbledhur në Gjykatën e Lartë Lindore në Danimarkë për të...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:25
A.B
Vila
VLORË- Policia ka ndarë pamjet nga aksioni antidrogë 'Indoors'. Dy kate janë zbuluar në vilën në pronësi t&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:24
A.B
Pamjet brenda viles
VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Vlorë dhe ka vënë në pranga ...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:14
A.B
Policia
VLORË- Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për shtyp, pas operacionit të zhvilluar dje dhe sot n&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:08
A.B
Eldjort Ajazi
BRITANI E MADHE- Shqiptari, Eldjort Ajazi, po shfrytëzon ligjin për të drejtat e njeriut për të luftuar deportimin....
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 09:56
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Shtyhet sërish seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila ishte planifikuar...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 09:43
k.m.
Artur Rrapaj dhe Wilder Emilio Sánchez Farfán
EKUADOR- Qeveria amerikane e klasifikoi këtë trafikant droge si një nga m&...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 09:47
A.B
Policia
VLORË- Plagosja me armë zjarri e 40-vjeçarit, Defrim Pashaj çoi në zbulimin e shtëpisë së barit. Polici...