Bota

Skandali “Katargate”/ Policia belge arreston eurodeputetin, Tarabella akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale

Sipas raporteve parlamentare, shkeljet e ligjit belg nga Tarabella dhe Cozzolino mund të përfshijnë korrupsion, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

10 Shkurt 2023, 12:02 Nga A.B
Skandali “Katargate”/ Policia belge arreston eurodeputetin,
Marc Tarabella

BELGJIKË- Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste. 'Politico.eu' raporton se arrestimi i Tarabellës u bë mëngjesin e sotëm, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Europian. Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Europian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s. Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme. 

Avokati i Tarabellës, Maxim Töller, i tha POLITICO-s, klienti i tij nuk ishte paraqitur ende para gjykatësit hetues.

Delphine Colard, zëvendës zëdhënëse e Parlamentit Evropian, tha: “Ne kurrë nuk komentojmë procedurat gjyqësore në vazhdim. Parlamenti gjithmonë bashkëpunon plotësisht me autoritetet.”

Sipas raporteve parlamentare, shkeljet e ligjit belg nga Tarabella dhe Cozzolino mund të përfshijnë korrupsion, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Rasti Katargate

Rasti Katargate në Bruksel ka trazuar shumë ujëra në Belgjikë dhe në nivel evropian. Blerja e influencës nga Maroku dhe Katari duke dhënë ryshfet te politikanë të lartë evropianë ka sjellë nisjen e njërit ndër hetimeve më të mëdha për korrupsionin në BE për gati një çerek shekulli. 

Katër të dyshuar janë arrestuar me akuzën për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”. Zyrtarja më e lartë që ka rënë në prangat e policisë është eurodeputetja greke Eva Kaili, ish- zvpresidente e Parlamentit Evropian, e cila do të qëndrojë në burg për të paktën një muaj tjetër. Belgët kanë çelur një hetim për rastin, por sipas ministrit i takon Parlamentit Evropian të organizojë mekanizma më të mirë kontrolli në lidhje me anëtarët e Parlamentit Evropian dhe gjithashtu të bëjë më shumë transparencë në procesin e tij vendimmarrës.

marc tarabella

Sondazh

Poll