Bota

VRASJE në LONDËR- 4 "kapuça" ndjekin të riun, i përplasin makinën dhe e ekzekutojnë, s'dihet ende emri i viktimës

Viktimës thuhet se iu zu pritë në Pembroke Road, e pasi i përplasën makinën, e rrethuan makinën e tij dhe e qëlluan 2 herë me marmë zjarri. Ende nuk është bërë asnjë arrestim. 

10 Shkurt 2023, 11:55 Nga k.m.
VRASJE në LONDËR- 4 "kapuça" ndjekin të riun, i
Pamjet nga vendi i ngjarjes

BRITANI E MADHE- Një i ri është qëlluar për vdekje mbrëmë në një zonë me gjethe, në Londrën Juglindore. Dëshmitarët i thanë "Standard", se një bandë e veshur me kapuç e qëlloi burrin pas një ndjekjeje të gjatë me makinë.

Viktimës thuhet se iu zu pritë në Pembroke Road, e pasi i përplasën makinën, e rrethuan makinën e tij dhe e qëlluan 2 herë me marmë zjarri. Ende nuk është bërë asnjë arrestim. Dëshmitarja Audrey Alison tha për Standard: Ishin katër persona të maskuar me kapuç. Ata i ndoqën makinën, e përplasën dhe e qëlluan. E qëlluan dy herë, ishin goditje të shpejta. 

Detektivët po kërkonin gjurmë në vendngjarje mëngjesin e së premtes së bashku me ekipet e mjekësisë ligjore, ndërsa kanë mbledhur edhe pamjet e CCTV për të zbuluar ndonjë detaj që mund t'i dërgojë tek gjetja e autorëve. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë emri i viktimës nuk bëhet i ditur nga policia, e cila është në proces konfirmimi të identitetit dhe informimit të të afërmve të tij, por e gjithë çfarë dihet është në të 20-at.

vrasje ne londer

Sondazh

Poll