Bota

2 vite nën mbrojtje! INTERVISTA e Dick Marty-t: Për kërcënimet me të cilat përballem sot, fajësoj autoritetet shqiptare, ata më sulmojnë (AKUZA E RAMËS)

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili prej dy vitesh është nën mbrojtje speciale për shkak të kërcënimeve me vdekje, thotë se është i zhgënjyer me autoritetet zvicerane.

10 Shkurt 2023, 11:26 Nga k.m.
2 vite nën mbrojtje! INTERVISTA e Dick Marty-t: Për
Dick Marty

ZVICËR- Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili prej dy vitesh është nën mbrojtje speciale për shkak të kërcënimeve me vdekje, thotë se është i zhgënjyer me autoritetet zvicerane. Marty, në një intervistë për të përditshmen "RTS", i pyetur se si ndihet, u përgjigj se duke konsideruar atë që po ndodh në botë, është i privilegjuar.

“Sa i përket policisë, ka marrë masa për të më mbrojtur, por unë jam i zhgënjyer dhe nuk i kuptoj metodat e hetimit nga autoritetet zvicerane për rastin tim, jam hetues prej kohësh dhe nuk dua të ndaj mësime, por më duket se metodat e aplikuara në rastet e mia nuk janë të zakonshme. Për kërcënimet me të cilat përballem sot, fajësoj autoritetet shqiptare që më sulmojnë sistematikisht, ndaj njerëzit e radikalizuar më shohin si objektiv,”- tha Marty, i cili publikoi një raport për përfshirjen e pretenduar të ushtarëve të UÇK-së në rrëmbime, vrasje dhe trafik organesh në Kosovë dhe në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.

Ai ka përsëritur se është i bindur mbrojtja e tij është dashur të bëhet në mënyrë diskrete, përmes rrugëve diplomatike, pa u bërë bujë e madhe. I pyetur nëse kishte frikë, apo kishte frikë për veten e tij, ai tha se ishte hetues prej kohësh, që do të thotë se njeriu duhet të ketë iniciativë, të jetë i guximshëm dhe i gatshëm të rrezikojë.

“Kam përshtypjen se tani gjithnjë e më shumë po bëhen e lëvizin letra dhe gjithnjë e më pak njerëz po rrezikojnë,”- tha ai.

Marti, përballë akuzave të Tiranës zyrtare, tha se ish-kryeministri i Shqipërisë e quajti Goebbels dhe se askush nuk reagoi.

“Një sulm i tillë nuk është vetëm sulm ndaj Dick Marty-t, por ndaj raportuesit të Këshillit të Evropës dhe politikani shqiptar harron të thotë se, nëse kryeministri i Kosovës duhet të japë dorëheqje për shkak të hetimeve, do të thotë se veprimet hetimore kanë treguar se ka pasur krime lufte,”- theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se nuk e shqetëson mbrojtja, por është e papranueshme që familja e tij të paguajë çmimin për të. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. Lidhur me raportin e tij, 3 muaj më parë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Foltoren e Këshillit të Europës lidhur me të ashtuquajturin 'raporti i Dick Marty-t'. Në fjalën e tij, Rama kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. 

dick marty raporti i dick marty-t

Sondazh

Poll